Subscribe

Rënia e çmimeve të mineraleve në tregjet ndërkombëtare po rrezikon mbylljen e kësaj industrie në Shqipëri. Kanë qënë jo të pakta rastet kur administratorët e shumë kompanive që nxjerrin dhe përpunojnë këto lëndë kanë kërkuar ndryshimet në procedurat se si tatohen ndërmarrjet e tyre, por edhe rishikim të përqindjes së rentës minerare që i paguajnë shtetit. Ministria e Energjisë se fundi i ka dërguar propozimet asaj të financave dhe kërkon që renta minerare të jetë në përqindje e jo fikse, pasi vetëm kështu malli do të tatohet mbi vlerën reale që shitet. Po ashtu në draftin e propozuar kërkohet që nga sasia e mallit të zbritet pesha e lagështirës së tij dhe vlera e transportit që çohet në vendet që shitet. Gjatë një inspektimi në fabrikën e çimentos në Krujë, ministri Damian Gjknuri tha se propozimet e bëra së fundi do të ndihmojnë në shpëtimin e kësaj industrie.

“Kuptohet se industria minerare ka dhe vështirësitë e saj. Tashmë e kemi bërë me dije se jemi duke diskutuar me industrinë minerare për lehtësira, qoftë fiskale apo të tjera, për mënyrën e llogaritje së shumë elementëve financiarë pasi kushtet e tregjeve minerare janë mjaft të vështira. Ministria e Energjisë ka ndërmarrë disa hapa, jo më larg se sa dje kemi propozuar disa masa për Ministrinë e Financave. Shpresoj që në të ardhmen e afërt të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë emergjente për industrinë minerare. Kjo është industri jashtëzakonisht e rëndësishme për Shqipërinë dhe ka një zinxhir të tërë aktivitetesh që lidhen me të jo vetëm nga punësimi por edhe një numër i madh kontraktorësh që jetojnë me këtë industri. Duam të bëjmë çmos që kjo industri të mbijetojë për të pritur dhe ditët më të mira që janë rritja e çmimeve të mineraleve në tregjet ndërkombëtare”.

Gjiknuri kërkoi që kompanitë që punojnë në këto degë të zbatojnë standardet mjedisore. Me ndryshimet ligjore të fundit, zonat e shfrytëzuara për qëllime minerare duhet të rehabilitojnë mjedisin dhe jo të presin mbylljen e aktivitetit për të bërë pastrimin e ndotjes që kanë shkaktuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *