Renisi “thumboi” gjatë një bisede në verandë Valerin, duke e pyetur nëse pret që edhe këtë jave të jetë më pak i preferuari nga publiku.

Valeri theksoi se nuk e ka këtë problem, sepse sfidat e vënë në qendër të vemendjes, por sipas tij këtë herë duhet të vendosen përballë dy vajza.

Të dy djemtë theksuan se kanë dy emra vajzash në mendje, por refuzuan t’i përmendin ato.

Pjesë nga biseda:

Renisi: A do të dalësh në fund të dyshja apo do shpëtosh kësaj jave? Në renditje them

Valeri: T’ia lejnë dikujt tjetër, sepse mbeta vetëm unë. Jo se e kam problem se të vendosin në qendër të vëmendjes për atë punë, është gjë e bukur sepse je gjatë gjithë javës “on the top”, por të fusin dikë tjetër se mbeten duke u përkëdhelur të gjithë

Renisi: Kush e mendon se do të shkojë në dyshe?

Valeri: Mendoj përballje mes dy gocave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *