E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rënie gurësh e inertesh në disa rrugë të qarkut Elbasan, fryhen Shkumbini e Devolli

Në qarkun e  Elbasanit kanë vazhduar reshjet e shiut me intensitet të ulet dhe mesatar.

Po ashtu janë evidentuar sërish rënie gurësh dhe inertesh në aksin Gramsh-Moglice të cilat janë eleminuar nga firma kontraktuese.

Gjithashtu ka pasur renie te vazhdueshme të dherave në Pishkash, të aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe firma kontraktuese ka qene prezent dhe ka punuar gjate oreve te nates.

Megjithate qarkullimi behet normalisht dhe pa probleme ne te dyja akset e siperpermendura.

Reklamë

Furnizimi me energji elektrike nuk ka pasur nderprerje në zonat e qarkut Elbasan.

Niveli i lumenjve ne Shkumbin e Devoll vazhdon të jetë i konsiderueshem por larg pikës se rrezikut.

Niveli i perroit te Zaranikes në bashkinë Elbasan ka pësuar rënie.

Edhe perrenjte e tjerë dhe kanalet kulluese për momentin nuk paraqesin rrezik për permbytje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë