Vendi
Rënie e ndjeshme temperaturash sot, –3°C në mëngjes, ditë me diell në vijim

Të premten, vendi do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Në pjesën më të madhe të territorit do të mbizotërojnë orët me diell, ndërsa në zonat malore lindore priten vetëm vranësira të lehta kalimtare.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi rreth 6 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina hera-herës mund të arrijë deri në 14 m/sek. Në det, valëzimi parashikohet i ulët deri mesatar, me forcë 1–3 ballë.
Reklamë
Temperaturat minimale do të zbresin deri në –3°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 18°C.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




