E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rënie e lehtë e të infektuarve të rinj në 24 orë në vendin tonë

Numri i të prekurve të rinj brenda një dite në vendin tonë pësoi një rënie të lehtë, krahasuar me të martën.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se nga 255 të dyshuar, 12 prej tyre kanë dalë pozitivë. Harta e të infektuarve u zgjerua në Fier, Krujë, Kamëz, Shkodër e Tiranë.

Reklamë

“Në informimin e sotëm në lidhje me situatën e Covid-19 ju bëjmë me dije së gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë. Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832.”

Të martën u konfirmuan 17 raste të reja pozitive. Kjo do të thotë se sot kemi pesë raste më pak.

Më shumë video

Reklamë