Subscribe

Rritja pozitive ekonomike në 2017 duket se  ka prodhuar vende të reja pune, çka për rrjedhojë ka bërë që shifra e punësimit të arrijë në nivele rekord.

 

Këtë shpjegim jep drejtorja e Institutit të Statistikave  Delinda Ibrahimaj gjatë një interviste për Vizon Plus, rënies së nivelit të papunësie në 3 mujorin e parë. Ibrahimaj thotë se shifra e të punësuarve në këtë periudhë arriti në një milionë e 226 mijë, ku dominon punësimi në sektorin privat.

 

“Ne ende nuk e kemi shpallur, por ecuria pozitive ekonomike ka sjellë vende të reja pune. Ekonomia i është rikthyer rritjes, ndaj po ti hedhim një sy anketës së punës rezulton se të gjithë sektorët kanë shënuar rritje të punësimit,” thotë Ibrahimaj.

 

Kjo është rritja më e madhe e punësimit që nga 2007 kohë kur nisi matja e shkallës së papunësisë.

 

Me këtë nivel papunësie të regjistruar, zyrtarisht Shqipëria hyn ndër vendet me shkallë të ulët të të papunëve. Numri i tyre të regjistruar në zyrat e punës arrin në 174 mijë.

 

Por kreu i INSTAT e ka dhe një përgjigje për të gjithë ata që thonë se papunësia është ulur për shkak të emigrimit të shqiptarëve.

 

Një ditë më parë INSTAT publikoi të dhënat për papunësinë, e cila arriti në një shifër rekord të pa shënuar më parë, në 12.5%. Por ecuria për tremujorin pas ardhës duket se do të jetë edhe më pozitive për shkak të punësimeve sezonale në turizëm.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *