Forcat RENEA kanë zbarkuar në qyetetin e Elbasanit këtë të premte. Raportohet se janë zhvilluar kontrolle në tregun e fruta-perimeve, i cili është në pronësi të emrit të njohur për drejtësinë, Suel Çela. Ky i fundit vijon të jetë i shpallur në kërkim.

 

Sipas burimeve, kontrollet janë zhvilluar me qëllim lokalizimin e tij. Kontrollet janë kryer me urdhër të SPAK dhe mësohet se deri më tani janë shoqëruar 5 persona.

 

Çela i njohur edhe me emrin Marjus Lilo u shpall në kërkim pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Nga verifikimet e SPAK pretendohet se Suel Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *