Një 31 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje në Greqi është arrestuar në Kukës.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Morina” u arrestua shtetasi Burim Duraku, 31 vjeç, banues në fshatin Morinë të Kukësit.

 

Duraku ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim”.

 

Gjatë operacionit, forcat “Renea” kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  1  armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 2 palë dylbi dhe fishekë luftarakë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *