Subscribe

Forcat speciale të RENEA-s kanë ekzekutuar ditën e premte gjatë një përplasjeje me armë zjarri, shtetasin e shumë kërkuar Petrit Dushi. Operacioni për arrestimin e Dushit u zhvillua në fshatin Gziq të Lezhës. I shumëkërkuari i është kundërpërgjigjur me armë zjarri thirrjes së policisë për t’u dorëzuar. 45-vjeçari, ishte i dënuar me 20 vite burg për 2 vrasje dhe falsifikim dokumentesh. Mbi Petrit Dushin rendon akuza e vrasjes se shtetasit Mark Jakut, ngjarje kjo e ndodhur në tetor të vitit 2013 në fshatin Ungere. Jaku e kishte strehuar për disa kohë gjatë arratisë së tij Petrit Dushin. Ky i fundit sipas burimeve te policisë, dyshohet se në vitin 2003 ka kryer një tjetër vrasje në Kaçinar të Mirditës. Krimi ndodhi pikërisht në ditën që viktima po martonte të bijën. Pavarësisht se mundi t’i shpëtoje 2 herë ndjekjes së uniformave blu, 45-vjeçari është rrethuar këtë te premte nga forcat speciale. Djemtë e RENEA-s u kundërpërgjigjen po me zjarr. Dushi u ekzekutuar me breshëri kallashnikovi, duke marrë 5 plumba në trup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *