Subscribe

Forcat RENEA zbarkuan mbrëmjen e të martës në Fier e Shkodër ku ushtruan kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Aksioni u finalizua me arrestimin e një 27-vjeçari, nga Fieri, i cili u gjet me armë zjarri pa leje. Sipas policisë, i riu Indrit Hoxhaj u kap në ambientet e një lokali ne lagjen Fermë-Çlirim. 27-vjeçari, sapo pa forcat Renea flaku nga dritarja një çantë dore por u pikas nga efektivët.

Gjatë këqyrjes së çantës, policia gjeti një pistoletë me dy karikatorë me fishekë luftarakë si dhe kartën e identitetit të 27-vjeçarit, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë në Shkodër nuk pati asnjë arrestim, por vetëm disa persona të shoqëruar. Mësohet se gjatë aksionit të zhvilluar u kontrolluan 18 lokale dhe 21 ambiente të ndryshme.

Ky është i disati aksion që RENEA zhvillon në brenda dy ditëve por pa asnjë rezultat konkret.

Dy ditë më parë në Vlorë u arrestua 41-vjeçari, Edison Begaj, i cili po ashtu u kap me një armë pa leje.

Operacionet e RENEA-s po drejtohen nga drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *