Subscribe

Rendohet situata nga gripi AH1N1. Shkon ne 24 mije numri i personave te prekur ne jave, ndërsa 600 te sëmure kërkojnë ndihme çdo dite ne qendrën spitalore “Nene Tereza”.  Shefi i departamentit te sëmundjeve infektive Arjan Harxhi tregon se spitali infektiv është ne kulmin e fluksit  nga epidemia e gripit.

 

Sipas te dhënave edhe nga Organizata Botërore e Shendetesise Shqipëria, Finlanda dhe Luksemburgu, jane tre vendet me fluksin me te larte te te prekurve nga gripi. Mjeket thonë se epidemia do te vijoje te paktën edhe disa jave, ndërsa i bëjnë apel popullatës te ndjeke sistemin e referimit.

 

Specialitetet thonë se nuk ka vend per panik dhe se çdo i sëmure duhet te ndjeke këshillat e mjekeve.

 

Krahas virusit AH1N1 ne vendin tone jane konstatuar edhe raste te gripit AH3N2, i cili eshte i nje forme me te rende.  Pak jave me pare nje 44 vjeçar i sëmure humbi jeten nga komplikacionet qe i  shkaktoi gripi. Ndërsa fruthi te vijon te përhapet duke e çuar numrin e te prekurve ne 80. Edhe nga kjo sëmundje u shenua nje viktime, nje fëmije 7 mujashe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *