Subscribe

Situata e përmbytjeve në Kosovë është rënduar për shkak të reshjeve të shiut që ka përfshirë të gjithë vendin.

Fshatin Korreticë e Epërme e Komunës së Drenasit është nën ujë. Rruga në drejtim të Prishtinës është bërë e pakalueshme.

Reshjet kane shkaktuar dëme të mëdha  edhe në Fushë Kosovë. Në lagjen “Dardania” të këtij qyteti, automjetet janë mbuluar  nga uji.

Edhe Suhareka është përmbytur dhe qarkullimi është bllokuar pasi rrugët janë bërë të pakalueshme.

Në disa fshatra të Rahovecit janë evakuuar disa familje pasi uji ka vërshuar në shtëpitë e tyre.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, vizitoi Qendrën e emergjencave ku diskutoi për masat që duhet të ndërmerren me qëllim menaxhimin sa më të mirë të situatës së krijuar. Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se reshjet e shiut e të dëborës do të vijojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *