Subscribe

Epidemiologia Eugena Tomini dha një tjetër lajm të keq këtë të premte. Përveç rritjes së numrit të të infektuarve, është rënduar dhe situata në Spitalin Infektiv.

Nga 14 pacientë që ishin një ditë më parë, sot janë 17 persona që duan trajtim mjekësor. Po ashtu, janë shtuar edhe dy pacientë në terapi intensive.

“Pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në spitalin infektiv. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.”

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe gjashtë pacientë të tjerë, duke regjistruar gjithsej 771 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *