Rëndohet situata në Indonezi, numri i viktimave shkon në 1347

5 ditë pas tërmetit 75 ballë dhe tsunamit shkatërrimtar, Indonezia vazhdon të përballet me rritjen e numrit të viktimave. Sipas agjencisë së menaxhimit të katastrofave, numri i atyre qe kane humbur jetën ka shkuar në 1.347, ndërsa paralajmërohet se bilanci mund të rritet edhe më tej.
Në vend ka filluar të kundërmojë era e trupave të dekompozuar, për shkak se jo të gjithë viktimat janë varrosur në varret masive.
Përveç vështirësisë për ndihma në ushqime, ilaçe, ujë të pijshëm e veshje, por edhe plaçkitjeve që janë përhapur pas fatkeqësisë, vendi po përballet largimin masiv.
Qeveria njofton se më shumë se 65,000 shtëpi janë dëmtuar dhe të paktën 60,000 njerëz janë zhvendosur e kanë nevojë për ndihmë urgjente.
Presidenti i vendit bëri thirrje për përforcime në kërkim të të mbijetuarve.
Indonezia është e ekspozuar nga tërmetet, tsunami dhe shpërthimet vullkanike për shkak të vendndodhjes së saj në “Unaza e zjarrit” në Paqësor.
Në vitin 2004 të paktën 230,000 njerëz humbën jetën për shkak të një tërmeti që goditi provincën Aceh në ishullin e Sumatrës.




