Subscribe

Rëndohet situate edhe në piken e kalimit kufitar të Kapshticës. Janë me dhjetra e qindra mjete të cilat presin për të kaluar kufirin shqiptar drejt shtetit grek në radhë, te cilat shkojnë në te pakten 3 km. Arsyeja është nxitimi i qytetareve për të dalë nga vendi para datës 16 gusht kur nisin edhe masat e forta parandaluese për koronavirusin të vendosura nga Greqia, për të gjithë shtetasit që hyjnë në tokën helene, duke përfshire edhe karantinimin për 7 ditë si dhe  tamponin për Covid-19, pagesa e të cilit duhet të mbulohet nga vetë qytetarët. Ata thonë se janë telefonuar edhe nga pronaret e tyre nga Greqia, të cilat u kane kërkuar të perfundojneëpushimet dhe të kthehen para datës 16 gusht në Greqi, për te shpetuar nga karantina 7 ditore, pasi në të kundërt mund të humbin vendet e tyre të punës. Në afërsi të doganës se Kapshtices mjetet qendrojnë edhe në 3, 4, apo 5 korsi në pritje për të kryer procedurat kufitare, ndërsa pala shqiptare është duke punuar me numer maksimal sportelesh për të menaxhuar situatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *