E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rëndohet situata e zjarreve në vend

Kërcënimi nga zjarret vijon të mbetet i lartë në të gjithë vendin për shkak të temperaturave.

 

Qarku i Shkodrës siç raporton zyrtarisht edhe Drejtoria e Emergjencave Civile po kalon nje situate te vështirë në shuarjen e flakëve.

 

Reklamë

2 vatra zjarri janë shfaqur ketë të enjte ne zonën e Vaut të Dejës dhe në Hoten. Flakët përfshinë një sipërfaqe të madhe e per pasoje u shkrumbuan rreth 5 ha pyje. Flaket rrezikuan edhe banesat

 

Ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikësve ishte e pamundur  dhe në ndihmë të banorëve erdhën edhe 30 efektivë të ushtrisë.

 

Ndërkohë janë riaktivizuar edhe vatra të tjera zjarri, në Tiranë, Berat, Korçë e Vlorë, por që u vendosen nen kontroll nga forcat zjarrfikëse.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ben me me dije se era e fortë ka favorizuar përhapjen me shpejtësi te flakëve, ndërsa terreni  malor ka vështirësuar ndërhyrjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë