E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Rëndohet situata e gripit

Fruthi shënon vitin e  dyte ne vend ndërsa instituti i shendetit publik fsheh shifrat. Burime nga qendra spitalore bejne te ditur se nje foshnje 4-muajshe nga Peshkopia, nje jave me pare humbi jetën nga fruthi. Ajo ndodhej ne gjendje te rende ne reanimacionin e spitalit infektiv por komplikacionet e rend atë sëmundjes dhe shfaqja e bronkopneumonisë i morën jeten. 86 fëmije jane prekur deri tani nga kjo sëmundje infektive, ndërkohe qe situata nga gripi është me e rende se nje vit me pare. Mjeku Pëllumb Pipero tregon se qarkullimi i 4  viruseve njëkohësisht ka shkaktuar komplikacione  te rrugëve te frymëmarrjes, pneumoni dhe infeksione te cipes se trurit.

 

Mbi 24 mije persona preken çdo jave. Fluksi me i madh i pacienteve po trajtohet ne qendrën spitalore dhe ne spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas organizatës botërore te shendetesise Shqipëria, eshte nje nga tre vendet  e Europes me qarkullimin me intensiv te gripit. Nuk mungojnë rastet e renda tek te sëmuret kronike ndërsa deri tani eshte shënuar nje viktime nga komplikacionet e virusit AH1N1.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video