E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rëndohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

Kjo e diele ka shënuar trafik te renduar ne autostradën Tiranë- Durrës. Qindra qytetare i janë drejtuar destinacioneve bregdetare për te kaluar fundjavën. Pjesa me e ngarkuar e autostradës ka qene nga kthesa e Kamzës deri ne kthesën për ne Gjirin e Lalzit. Temperaturat e larta kane bere qe qytetaret te gjejnë si zgjidhje bregdetin e Adriatikut dhe ky fakt ka shkaktuara radhe te gjata ne autostrade. Situata duket se do te jete e njëjte edhe ne orët e pasditet dhe te mbrëmjes, kohe kur pushuesit kthehen nga plazhi. Nisur nga fluksi i renduar i qarkullimit,  policia ka vendosur patrulla ne te gjithë gjatësinë e autostradës Tiranë-Durrës, per te shmangur krijimin e radhëve, por edhe per te parandaluar aksidentet.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë