Subscribe

Prokuroria e Tiranës rëndon akuzuat Mark Frrokun. Ish-deputeti kristiandemokrat akuzohet për 4 vepra penale, më e renda ajo e vrasjes së Aleksandër Markut 17 vite me pare ne Bruksel. Në seancën e kësaj të marte pritej te jepej pretenca ndaj 44-vjecarit, por akuza e kryesuar nga Adriatik Cama dhe Anisa Qilimi ndryshoi qëndrim ndaj të pandehurit Frroku. Ata shtuan edhe një vepër tjetër penale atë të “ndërtimit pa leje me qëllim përfitimi”.

 

Në këto kushte dënimi për Mark Frrokun vetëm per kete vepër mund te shkoje deri ne 5 vjet. Ndërkohë, avokati kërkoi 10 ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen e Frrokut. Ndaj ish-deputetit rëndojnë disa akuza, si vrasje në bashkëpunim e kryer me paramendim, pastrim i parave, mosdeklarim i pasurisë dhe ndërtim i paligjshëm.

 

Më herët për të njëjtën ngjarje u kërkua nga Prokuroria e Tiranës 16-vite burg per mikun e Frrokut, Kristian Marinaj. Ky i fundit akuzohet se sëbashku me Frrokun ka vrarë në vitin 1999 shtetasin Aleksandër Kurti në Belgjikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *