Subscribe

 Ndërsa kanë hyrë në ditën e pestë të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grave të Uzinës së Ballshit është rënduar. Dy prej tyre kanë shfaqur problem shëndetësore ndërsa kanë përsëritur se do të rezistojnë deri në fund. Të ndodhur në këto kushte, grevistet kanë lëshuar një apel për të gjitha gratë në strukturat vendimmarrëse.

 

“Sot jam me një dhimbje të madhe dhe u bëj thirrje të gjitha grave zonjave të Parlamentit, ambasadores amerikane: po jetojmë në një muaj të dhimbshëm ku nënat po heqin nga shpirti i tyre për të ushqyer ata fëmijë që kemi lënë dhe ishallah dalim gjallë nga greva. Nga të gjitha problemet i kemi pasur dhe i kemi shfaqur gjatë këtyre ditëve. Nuk kanë ardhur, por ne në një farë mënyre kemi rezistuar dhe vet me qëllim që të reagojnë instancat lart. Por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim. Nuk e di më se çafër duan nga ne.”

 

Në mbështetje të grevisteve jashtë ambienteve, kanë qenë dhe naftëtarët, të cilët qëndruan për 18 ditën në grevë urie.

 

Naftëtarët kërkojnë marrjen e 16 pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në rafinerinë e Bllashit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *