Situata nga koronavirusi paraqitet kritike edhe në Greqi. Në 24 orët e fundit 21 raste të reja janë identifikuar si bartës të kovid 19 duke e çuar numrin e të prekurve në 66. Ata janë pjesë e turit që vizitoi Izraelin dhe Egjiptin.

Autoritetet greke bëjnë të ditur se 44 prej të identifikuarve kanë simptoma të lehta dhe janë vetëizoluar, ndërsa 22 të tjerët janë në karantinë në Attika, Selanik dhe Patra, gjendja e të cilëve është më e rëndë.

Masat kufizuese që parandalojnë përhapjen e virusit do të vijojnë deri në datën 20 mars, dhe përfshijnë mbylljen e shkollave, aktivitetet sportive dhe kulurore.

Zëdhënësi i Ministtrisë së Shëndetësisë njoftoi se kanë testuar më shumë se 363 persona të dyshuar, të cilat kanë rezultuar negative ndaj virusit, 5 prej të cilëve janë në Janinë dhe Korfuz.

Kryeministri Kiriakos Mitsotakis është takuar me ministrin e Shëndetësisë, për të vendosur masat e reja kufizuese të cilat pritet të bëhen publike.

Ndwrkohw, pas zbulimit të çiftit të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ministry i shëndetësisë ka bërë të ditur se 40 persona janë vetëizoluar në komunën Qendër Zhupë. Ata janë të afërm të çiftit të cilët kanë zhvilluar vizita në shtëpinë e tyre.

Në Kosovë ndërkohë Ministreia e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus.

Ndërsa gjendja shëndetësore e 4 të infektuarve në Serbi dhe në Bosnjë Hercegovinë, paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Edhe në pjesën tjetër të botës koronavirusi vvijon të ëpërhapet me shpejtësi. Këtë të dielë, 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa NJu Jorku ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Edhe Uashingtoni konfirmoi rastin e parë me koronavirus një ditë më parë, ndërsa president i Donald Trump ka deklaruar se nuk është aspak i shqetësuar.

Në nivel global sot raporti flet për 3600 viktima dhe mbi 100 mijë të infektuar me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *