E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Bota

Rëndohet gjendja me pandemi në Francë

Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja të infektimeve me koronavirus brenda ditës, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë.

 

Edhe numri i pacientëve të shtrirë në spitale për shkak të koronavirusit është dyfishuar në Francë përgjatë muajit të fundit derisa varianti i ri, Omicron detyroi autoritetet të marrin masa të reja kundër përhapjes së pandemisë.

 

Reklamë

Më shumë se 1 person në çdo 100 në rajonin e Parisit rezultoi pozitiv javën e shkuar ndaj koronavirusit, njoftuan shërbimet mjekësore lokale. Shumica e rasteve të infektimeve të reja ndërlidhën me variantin Omicron, për të cilin ekspertët thonë se do të jetë variant dominues në Francë ditët në vazhdim. Njëkohësisht më shumë se 1 mijë persona vdiqën në Francë për shkak të virusit përgjatë javës duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 122,000.

 

Qeveria e Francës pritet të takohet më 27 dhjetor për të diskutuar rreth hapave të ri derisa njohësit bënë thirrje që hapja e shkollave të shtyhet edhe për një kohë. Qeveria shpreson që procesi më i shpejtë i vaksinimit do të mjaftojë që vendi të mos izolohet sërish./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë