Subscribe

Banorët e fshatit Lumas kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë. Gjendja shëndetësore e grevistëve të ngujuar, që prej të martës në një godinë përballë zyrave të ish-komunës është përkeqësuar. Dy prej tyre kanë shfaqur probleme me hipertensionin.

 

Banorët thonë se janë të vendosur për të mos e ndalur grevën deri në plotësimin e kërkesave pavarësisht rëndimit të gjendjes shëndetësore.

 

 “Nuk do të ndalemi deri në vdekje.”

 

Prej ditësh banorët e fshatit Lumas kundërshtojnë ndërtimin e ujësjellësit të ri që shfrytëzon burimin e ujit të Sinecit. Gjatë protestave të ditëve të fundit ata janë përleshur edhe me forcat e policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *