Subscribe

Në ditën e 23 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grave të Uzinës së Ballshit është përkeqësuar. Ato kanë shfaqur probleme me tensionin gjatë natës, ndërsa shprehen të lodhura nga mosreagimi i autoriteteve përkatëse

 

S’kemi rruge tjetër. Nuk kemi ku të vemi. Gjendja jonë sa vjen e përkeqësohet. Kryeministri të reagojë. Të mos na lejojë të kalojmë në akt ekstrem.

 

Jemi në gjendje shumë të keqe. I lutemi kryeministrit të jap një zgjidhje sa më të shpejtë. Nuk durojmë dot më.

 

Gjendja jonë ka qenë shumë e keqe mbrëmë. Shteti duhet të reagojë. Gratë e parlamentit duhet të reagojnë për këtë gjendje. Duhet të reagojë një orë e më parë kryeministri.

 

Naftëtarët e Ballshit janë shprehur të gatshëm të ndërpresin grevën nëse njëra nga kërkesat e tyre merr zgjidhje.

 

Deri më tani nuk ka pasur asnjë negociatë mes qeverisë dhe sindikatës së naftëtarëve, pavarësisht se kryeministri ka deklaruar se do të ulet në dialog me punëtorët vetëm në momentin që këta të fundit do të ndërpresin protestën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *