E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 56 minuta më parë
Bota

Rëndohet bilanci nga “Lekima”, tajfuni shkakton 28 viktima në Kinë

28 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e tajfunit Lekima që goditi Kinën këtë fundjavë. Ende nuk dihet asgjë për fatin e dhjetëra të zhdukurve.

 

Më shumë se 1 milionë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Sipas autoriteteve shumica e viktimave u regjistruan si pasojë e rrëshqitjeve të tokës për shkak të shirave të dendur

 

Reklamë

Banoret ishin paralajmëruar për rrezikshmërinë e tajfunit Lekima, por nuk arritën te merrnin masat ne kohe.

 

Lekima tashmë pritet të zbarkojë në Shangai, megjithatë fuqia e tajfunit është dobësuar.

 

Ekipet e emergjencës dhe ushtria ndërkohë janë në gatishmëri të plotë, ndërsa vendi po përballet me përmbytjen e rrugëve dhe banesave. Ne zonën me te prekur mungon edhe energjia elektrike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë