Subscribe

Vijojnë të rritet numri i viktimave, por edhe i rasteve ditore në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë, në përditësmin e shifrave, njoftoi se këtë të diel kanë humbur jetën gjashtë qytetarë të tjerë dhe se janë konfirmuar 136 qytetarë pozitivë.

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh. Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë artisti 53 vjeçar nga Tirana. Gjithashtu dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra.”

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë tregoi edhe për situatën në spitalet COVID.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.”

Shqipëria ka deri tani 6.411 të infektuar dhe 199 viktima nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *