Përmbytjet në Libinë lindore kanë shkaktuar dëme kolosale. Numri i të vdekurve mund të arrijë në 20 mijë, teksa dhjetëra fshatra janë “zhytur” në baltë. Vlerësimin për numrin e fataliteteve e ka bërë kryebashkiaku i qytetit Derna, zonë kjo që është goditur më rëndë nga stuhia “Daniel”.

 

Aktualisht të konfirmuar janë 5,300 viktima. Kryebashkiaku i Derna tha se ekipet e shpëtimit nga Egjipti, Tunizia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe Katari kanë mbërritur në zonë.

 

Dy qeveritë rivale në Libi po bashkërendojnë përpjekjet për ndihmë për viktimat e përmbytjeve. Ndërkohë  mijëra njerëz kanë mbetur në qiell të hapur.

 

Autoritetet lokale dhe shërbimet e urgjencës në Libinë lindore i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë, duke paralajmëruar se vendi nuk ka infrastrukturën e nevojshme për t’u përballur me një fatkeqësi të kësaj shkalle.

 

Presidenti i Egjiptit urdhëroi ngritjen e kampeve në kufirin perëndimor të vendit për të strehuar të mbijetuarit nga përmbytjet shkatërruese në Libinë fqinje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *