E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rëndohet bilanci i tërmetit në Iran dhe Irak

E marta është shpallur zi kombëtare në Iran pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.3 ballë që mori jetën e më shumë se 430 personave. Mijëra iranianë kaluan natën e dytë në qiell të hapur dhe në temperatura thuajse zero.

 

Qeveria po përpiqet që të dërgojë ndihmë në zonat e goditura më rëndë në provincën malore Kermanshah, ku qindra shtëpi janë shkatërruar dhe ndërkohe vijojnë kërkimet per nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

 

Reklamë

Rreth 7000 persona u plagosën dhe rreth 70 000 njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe strehë. Mediat lokale bëjnë me dije se banesat e shumë prej atyre që fjetën jashtë, ishin të paprekura nga tërmeti, por njerëzit kishin frikë të ktheheshin brenda per shkak te vazhdimit te lëkundjeve.

 

Në zonën e goditur nga tërmeti në kufirin midis Iranit dhe Irakut, në pjesën më të madhe mungon uji dhe energjia elektrike, ndërsa raportohet se rrugët e bllokuara po pengojnë ndjeshëm përpjekjet për të ndihmuar njerëzit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë