Bilanci i dy shpërthimeve qe përgjaken Bagdadin është renduar, ndërsa autoritetet vendase e çuan shifrën e viktimave ne te paktën 213. Mbi 200 te tjerë jane plagosur. Sulmi i marre përsipër nga Shteti islamik konsiderohet nder me tragjiket qe nga viti 2007, per shkak te numri te larte te te vrarëve. Disa familje humben shume pjesëtare, qe kishin dale se bashku per te konsumuar ushqim përpara nisjes se agjërimit. Operacionet e kërkimit ne dy zonat ku ndodhen shpërthimet po vazhdojnë ende dhe do të duhen disa ditë përpara se të rikuperohen të gjitha trupat e viktimave dhe te behet identifikimi i tyre. Shpërthimet ndodhen ne nje kamion frigorifer te mbushur me eksploziv dhe ne nje treg te populluar ne nje lagje Shiite. Qeveria irakiene shpalli tre dite zi kombëtare. SHBA reaguan duke thene se sulmi do rrisë mbështetjen amerikane per forcat irakiane ne luftën kundër shtetit islamik. I dërguari i OKB se Irak tha se militantet e tij qe po përballen me disfata ne fushën e betejës, po hakmerren duke shenjestruar civile te pafajshëm.