Video · Kronikë
Rëndohet bilanci i atentatit në Kurbin, vdes edhe një 53 vjeçar
Rëndohet edhe më shumë bilanci i atentatit të ndodhur mbrëmjen e të shtunës jashtë një hoteli në periferi të Kurbinit.
Viktima e dytë e kësaj ngjarje të rëndë kriminale vdiq në spitalin e Traumës aty ku ishte dërguar me urgjencë pas atentatit.
Paulin Gjergji 53 vjeç vdiq në spital disa orë pas përplasjes me armë në fshatin Gjorm të Kurbinit.
Në këtë atentat kishte mbetur I vdekur në vend shtetasi Bujar Lika 37 vjec, pronar i një mobilerie.
Ndërkohë në spital ndodhet I shtruar, Kreshnik Tusha, një tjetër shtetas i plagosur në këtë ngjarje që tronditi Kurbinin.




