E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë, shkon në 4 numri i viktimave

Shkon në katër numri i personave që humbën jetën në aksidentin e regjistruar në autostradën Fier-Vlorë.

 

Vizion Plus mëson se një nga pasagjerët që mbeti i lënduar nga përplasja e fortë e dy automjeteve, ka ndërruar jetë në spital.

 

Reklamë

Më herët u raportua se tre shtetas, ende të paidentifikuar, të cilët po udhëtonin me mjetin tip “Toyota”, ndërruan jetë në vendgjarje. Mes viktimave ishte dhe një fëmijë.

 

Aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e njohur si “Kripa”. Ka qenë një makinë tip “Audi”, e cila dyshohet se ka goditur nga pas një makinë tip “Toyota”, dhe për pasojë të dyja kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Më shumë video

Reklamë