E martë, 22 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rëndohet bilanci/ 14 të vdekur nga shkëputja e kabinës së teleferikut

14 persona kanë humbur jetën pasi një kabinë teleferiku ra në një mal pranë Liqenit Maggiore në Italinë Veriore të dielën.

Aksidenti ndodhi në një shërbim që transportonte pasagjerë nga qyteti turistik i Stresa deri në malin aty pranë Mottarone në rajonin e Piemonte.

Imazhet nga skena tregojnë rrënojat e shtrira në një zonë të pjerrët me pyje.

Pesë shtetas izraelitë ishin midis të vdekurve, ka thënë Ministria e Jashtme e Izraelit.

Dy të mbijetuar, fëmijë të moshës rreth pesë dhe nëntë vjeç, u dërguan me helikopter në një spital në Torino, por njëri prej tyre humbi jetën më vonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë