Subscribe

Renditja botërore e universiteteve rezulton zhgënjyese për Shqipërinë, me një rënie prej 200 vendesh krahasuar me një vit më parë.

 

Sipas klasifikimit të bërë në bazë të cilësisë nga World University Ranking, rezulton se nga 688 universitete në total, ai i Tiranës figuron në fund, duke u renditur i 677-ti .

 

Mes katër institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri që janë bërë pjesë e listës, universiteti Bujqësor ka performancën më të mirë, duke u renditur në vendin e 605-të.

 

FATBARDH SALLAKU

REKTOR, UNIVERSITETIT BUJQESOR

“Universiteti Bujqësor konfirmon sot që nuk mbyll asnjë program , që do të thotë se është hera e parë që ne i aktivizojmë të gjitha programet bachelor. Vitin e  kaluar kemi patur probleme me peshkimin, hortikulturën, me zootekninë etj..”

 

Në takimin e kësaj të premteje me ministren e arsimit dhe sportit, rektorët e universiteteve shqiptare pranuan sfidat me të cilat përballet arsimi i lartë, duke vënë theksin tek nevoja për ndërkombëtarizimin e tyre.

 

ARTAN HOXHA

REKTOR, UNIVERSITETI I TIRANES

“Kemi përpara shumë sfida, procesi i ndërkombëtarizimit është i domosdoshëm, universitetet janë më prezente, kanë më shumë zë. Janë më të vlerësuar dhe kanë një ofertë më të mirë për shoqërinë. ”

 

Sakaq, profesor Ethem Ruka ngre shqetësimin se ka ardhur koha për vendimarrje detyruese.

 

ETHEM RUKA

ISH MINISTER I ARSIMIT

“Universitetet tona janë bërë konglomerate, për të mbijetuar. Fillojmë që tek inxhinieritë, shkencat shoqërore. Po, ka profil univeristeti bujqësor por kemi shumë të tjera ku kemi larmi programesh ku ka dhe mungesë pedagogësh.  Duhet vepruar në mënyrë autoritare nëse është nevoja por janë gjëra që mund të bëhen. ”

 

Ndërsa viti i ri akademik nis të hënën e 2 tetorit, ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se do të ketë vëmendje të shtuar në ofertën e universiteteve, me qëllim që të përputhem me kërkesat e tregut.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E ARSIMIT DHE SPORTIT

“Jemi përpara fillimit të vitit të ri akademik, nga gjithë procesi i regjistrimit në universitete nëpërmjet qendrës sonë dhe portalit të universiteteve është mundësuar që të kemi në kohë reale një rishikim edhe riorganizim të kuotave dhe i kemi realizuar ato sipas kërkesave tuaja. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe në programin që qeveria ka ndërtuar për dhënien e bursave në masën e pagës minimale të studentëve që zgjedhin programe prioritare, është pikërisht lidhja e programit me tregun e punës”.

 

Një tjetër diskutim në fokus ishte edhe kriza demografike me t ëcilën po përballemi prej vitesh, e që është reflektuar ndjeshëm edhe në rënien e numrit të studentëve.

 

RENDITJA:

Universitetet shqiptare nga 688 universitete në total renditen:

Universiteti Bujqesor: Vendi 605

Universiteti Durrësit: Vendi  606

Universiteti Politeknik: Vendi 658

Universiteti i Tiranës: Vendi 677

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *