Subscribe

Nga Enkelejda Mema

 

Në Evropë, Shqipëria është një nga katër vendet bashkë me Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Bullgarinë që pas zgjedhjeve, rihap kutitë për të vërtetuar nëse vota është numëruar saktë.

 

Gjashtë muaj pas vendoreve të majit 10 për qind e votës së hedhur për kryebashkiakët dhe këshillat bashkiakë të zgjedhur do t’i nënshtrohet rinumërimit.

 

Cilado të jetë e dhëna që do të nxjerrë ajo nuk e ndryshon fatin e të zgjedhurve vendorë por ligjëron shqetësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se politika duhet të mbajë duart larg proceseve zgjedhore.

 

Dhe shembulli që e vërteton këtë janë parlamentaret e 2021-it. Pasaktësia në numërimin e votës për partitë ishte 20 për qind, ndërsa për deputetët edhe më e lartë 40 për qind. Shkaku kryesor mbeten numëruesit, militues të partive politike.

 

ERION META

DREJTOR, ADMINISTRATA ZGJEDHORE KQZ

 

Është mosadministrimi dhe mos plotësimi i dokumentacionit të punës nga administrata zgjedhore e nivelit të tretë që janë komisionet e qendrave të votimit dhe saktësia në procesin e numërimit të votave.

 

Për këto dy arsye Ilirjan Celibashi kërkon që mbi 40 mijë njerëzit që angazhohen në zgjedhje mos të jenë vetëm ekskluzivitet i partive, por gjysma e tyre të jenë apolitik.

 

ERION META

DREJTOR, ADMINISTRATA ZGJEDHORE KQZ

 

Ajo që vihet ri tipikisht është që mungesa në trajnime, pra anëtarëve në qendrat e votimit dhe grupeve të numërimit është një nga shkaqet kryesore që sjellë problematika qoftë në procesin e vlerësimit të votave, qoftë në atë të plotësimit të dokumentacionit.

 

Edhe pse në të gjitha rastet edhe ato të verifikimit paszgjedhor që bën vetë KQZ edhe kur kutitë janë hapur me kërkesë të partive, fituesit dhe humbësit kanë mbetur të njëjtët, kjo praktikë thotë Erion Meta është garancia se vota e hedhur në kuti nuk tjetërsohet.

 

ERION META

DREJTOR, ADMINISTRATA ZGJEDHORE KQZ

 

Për sa kohë është një praktikë e mirë ndërkombëtare, pse jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *