Vaktet e ngrënjes kanë një rëndësi të veçantë në harmoninë dhe në shëndetin e një familje. Të konsumosh ushqim me fëmijët dhe me adoleshentët është një ndër mënyrat më të vlefshme dhe me të shëndetshme në marrëdhënien familjare.

 

Ekspertja familjare dhe nutricionistja Catherine Lippe ka analizuar rëndësinë e vakteve familjare dhe i ka ndarë disa këshilla se si t’i inkurajoni fëmijët të hanë bashkë me juve në baza ditore.

 

Përse është e rëndësishme që e tërë familja të hanë së bashku?

 

Përveç se është një periudhë e mirë për të nxitur biseda mes prindërve e fëmijëve, vaktet familjare janë mundësi e mirë edhe për ta ndërtuar vetëbesimin e fëmijës dhe për ta informuar atë për lloje të ndryshmet ë ushqimeve.

 

Çfarë ndodh kur familjet hanë ndaras?

 

Nëse fëmijët hanë bukë ndaras nga prindërit, atëherë përveç se i humbin përfitimet e shoqërimit me prindërit, ata e humbin edhe shembullin që duhet ndjekur.

 

Ngrënia para televizorit apo para gjërave tjera shpërqendruese nënkupton se fëmijët nuk janë krejtësisht të angazhuar me atë se çfarë janë duke e ngrënë.

 

Përveç kësaj, ata janë më të prirë të hanë më shumë sesa ç’kanë nevojë.

 

Prandaj, gjetja e kohës për të ngrënë së bashku me familjen gjatë kohës që diskutoni tema të ndryshme, nënkupton se gjithashtu do të hani më ngadalë, do t’i kushtoni më shumë vëmendje ushqimit dhe do të jeni më të prirë të zhvilloni shprehi të shëndetshme të ngrënies së ushqimit. Ekspertja rekomandon ta bëni rutinë ngrënien e ushqimit së bashku me familjen, t’i jepni përgjegjësi fëmijës duke e lënë të zgjedh se çfarë dëshiron të hajë herë pas here, por edhe të caktoni kushte ku pajtoheni të gjithë, siç është shmangia e televizorit apo telefonave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *