Mbrojtësi i njohur I Teutës Renato Arapi mendon se Partizani është një ekip I mirë por fakti që lojtarët e këtij ekipi nuk kanë fituar shumë në karrierë, I penalizon dhe I ka vendosur nën presion. Deklaratat ai i beri nga studio e emisionit “Kampionet” ne Vizion Plus.

 

“Tek Partizani nuk kanë ekip të keq, por janë pa eksperiencë nuk kanë fituar asgjë dhe kjo gjë do ti fusë nën presion. Fakti që nuk shënojnë shumë, është një problem për ata”.

 

Ai vlerësoi edhe ekipin e Kukësit si një skuadër me shumë elemente cilësore por që vuan sipas tij lëvizjet e shpeshta të trajnereve dhe lojtarëve ne organike.

 

Arapi që mberriti tek bregdetaret pas një experience ne Turqi, pohoi se nuk u mendua shume per te zgjedhur Teuten.

 

Më ai komentoi edhe fitoren e fundit kundër Kukësit që i ngjiti ne vendin e dytë.

 

Fitoren e menduam me Kukesin. Kishim shume besim, madje edhe ne fund te pjeses se pare, besuam se do permbysnim dhe fale ketij besimi ia dolem.Shkembi perpiqet te implementoje mentalitetin e tij me lojen poshte, ne menyre graduale por jot e ngadalte. Nuk pelqen topat e gjate kurrsesi. Na dha shume besim ne dhomat e zhveshjes teksa na inkurajoi qe po luanim shume mire dhe mund tia dilnim.Është e vërtete që rivalet tanë humbën nje penallti ne fund, por ama na u mohua edhe neve një penallti ne pjesen e pare.

 

Sa I takon objektivave të kampionatit, Arapi tha se primare është pjesmarrja në kupat e europës.

 

“Ekipi për këtë gjë është krijuar për të qënë në Europe. Se cfarë do ndodhe rrugës ta shohim.”

 

Ai vlerësoi edhe kolegun e repartit të mbrojtjes Tefik Osmani, si një nga më të mirët e kampionatit shqiptar në rolin e tij por pezullimi për takimin e radhës kundër Luftëtarit, do të zëvëndësohet po kaq mirë nga Bicaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *