E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rektorati sqaron takimin me Tahirin

Por pak ore pas deklaratave te deputeteve te PD, rektori ne detyre Dhori Kule ka sqaruar, se ne rastin e kërcënimit te kandidatit Mynyr Koni është ndjekur vetëm rruga zyrtare. Kule thekson se ai dhe zoti Koni, zhvilluan nje takim me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, si dhe me drejtues te larte te policisë se shtetit. Por, rektorati nuk jep detaje dhe sqarime ne lidhje me problematiken e ngritur dhe reagimin e zyrtareve te larte te qeverise. Ne deklaratën per media, Universiteti i Tiranës ben te ditur vetëm se takimi mes tyre ishte zyrtar se dhe përfaqësuesit e shtetit kane marre përsipër përgjegjësitë institucionale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë