E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Rekord të shëruarish këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut

Këtë të mërkurë, Maqedonia e Veriut regjistroi numrin më të lartë të personave të shëruar nga koronavirusi që prej nisjes së pandemisë atje.

Autoritetet raportuan për 268 të rikuperuar. 105 prej të shëruarve i përkasin Shkupit. Rekord kishte edhe për numrin e testeve, 1.971. Nga të dyshuarit, 188 u konfirmuan pozitivë më COVID-19.

Nga ana tjetër, pesë është numri i viktimave nga koronavirusi në orët e fundit.

Vazhdo të lexosh