E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rekord të infektuarish sot në Shqipëri

Këtë të enjte u regjistrua numri më i lartë i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë.

 

Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë testuar 1.398 qytetarë dhe janë konfirmuar pozitivë 257 prej tyre.

 

Reklamë

Numri i humbjeve të jetës është një i njëjtë me të mërkurën, pesë pacientë të tjerë humbën betejën me virusin. Në spital marrin trajtim mjekësor 249 pacientë, 21 prej të cilëve në terapi intensive dhe pesë të intubuar.

 

Në total, në Shqipëri janë innfektuar 16.213 persona, kanë vdekur 439 njerëz dhe janë shëruar 9.864 të prekur.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë