E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rekord të infektuarish me koronavirus në 24 orët e fundit/ 107 mijë pacientë të rinj

Në të gjithë botën janë identifikuar më shumë se 5.1 milionë njerëz të infektuar me koronavirus ndërsa organizata botërore e shëndetësisë bëri të ditur një rekord të ri ditor që kur filloi pandemia.  

TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS

Reklamë

DREJTOR I PERGJITHSHEM, OBSH

“Kemi akoma një rrugë të gjatë përpara me këtë pandemi. Në 24 orët e fundit janë raportuar 107 mijë raste, shifra më e lartë në një ditë qëkurse shpërtheu sëmundja. Pothuajse dy të tretat e këtyre rasteve janë raportuar në vetëm katër vende, SHBA, Rusi, Brazil dhe Mbretëri e Bashkuar. Ndërkohë që luftojmë sëmundjen, dua të theksoj se forcimi i sistemit shëndetësor mbetet prioritet.”

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump mbi përdorimin e dy ilaçeve kundër malaries, organizata botërore e shëndetësisë përsëriti se efektshëmria e tyre nuk është provuar shkencërisht dhe mund të rrezikojë jetën e pacientëve.

Ndërkohë në Brighton dhe Oxford ka filluar një projekt që do të studiojë nëse Chloroquine dhe hydroxychloroquine funksionon fillimisht tek punonjësit e vijë së parë.

40,000 punonjës të kujdesit shëndetësor nga Europa, Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut janë bërë pjesë e këtij studimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë