E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Rekord të infektuarish me COVID-19 sot në Kosovë

Kosova ka shënuar gjatë 24 orëvë të fundit një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID.

Nga 1617 testime të kryera, janë identifikuar 661 të infektuar të rinj dhe 6 viktima.

Autoritetet raportuan se këtë të enjte janë shëruar 92 pacientë, duke e çuar në total numrin personave që e kanë mundur virusin në 15.921.

Që prej fillimit të epidemisë, në Kosovë regjistrohen 22.206 të prekur me COVID, ndërsa 720 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 5.565.

Vazhdo të lexosh

Reklamë