Subscribe

Spektakli i suksesshëm i muzikës shqiptare uli mbrëmjen e djeshme siparin e sezonit të tij të parë në ekranin e Vizion Plus.

Për 12 javë me radhë risollëm një pjesë të historisë dhe mozaikut të pasur të muzikës shqiptare përmes zërit të emrave më të njohur sot. E marta u shndërrua në kryefjalën e këngës e ndjekur dhe admiruar në masë nga publiku shqiptar.

Garë, emocion dhe spektakël ishte gjithçka që shoqëroi natën e fundit për këtë sezon në “Këngë moj”.

11 interpretuesit e rinj, të përzgjedhur si më të mirët mes atyre që morën pjesë gjatë 11 javëve në krah të këngëtarëve big, garuan dje në duet me 11 emra tashmë të afirmuar për të zgjedhur në fund të mbrëmjes më të mirin prej tyre. Si interpretuesja e re më e mirë në edicionin e parë të “këngë moj” u shpall Argisa Sako, ajo dje solli një perfomancë të ndjerë në krah të Rosela Gjylbegut.

Por nuk do të mbyllet këtu, sepse “këngë moj” do të rinisë së shpejti rrugëtimin e saj pasi muzika shqiptare mbetet gjithnjë zgjedhja e parë e publikut kurdo dhe kudo që ajo këndohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *