Subscribe

Brenda 16 minutave është mbyllur seanca plenare e kësaj të enjteje. Opozita ka vijuar edhe sot aksionin e saj duke bllokuar foltoren dhe duke u rënë bilbilave për të mos lejuar kryeparlamentaren të marrë fjalën.

Dy ligje u miratuan shpejt e shpejt vetëm me votat e socialistëve.

Lexo edhe :

Related Posts

Në këtë të seancë, ndryshe nga herët e kaluara, ishin të prnishëm edhe deputetët e Partisë së Lirisë dhe ata të Lulzim Bashës. Këta të fundit kishin kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, pas akuzave të Arben Ahmetajt. Por në mungesë të tij për shkak se ndodhet në Bruksel dhe më pas do mirëpres sekrtarin Antony Blinken, Rama ia kishte deleguar këtë të drejtë ministres për Parlamentin Elisa Spiropali, e cila nuk u pranua nga deputetët e Lulzim Bashës.

Është kërkuar Rama për të qenë prezent. Nëse ju e zgjasni kërkesën tonë që ka më shumë se dy javë që kërkohet. Duhet të jetë Rama. Nuk mund të fshihet as pas Elisës, as pas vizitës së Blinken“, tha deputeti i PD Arbi Agalliu.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka kujtuar angazhimet që kryeministri ka sot.

Kërkesa e parë nuk plotësonte rregulloren, pasi erdhi konform rregullores është futur në seancë. Rama ka angazhime më të mëdha sot, ndaj ja ka deleguar Spiropalit. Nuk është sipas dëshirës suaj, është me rregull”, tha Nikolla.

Por pas kundërshtisë së Agalliut, kryeparlamentarja tha: “Më vjen keq që nuk e zhvilluat interpelancën për Ahmetajn. Ju njoftoj se Kryeministri ndodhet në Bruksel dhe vjen në mesditë për takimet me Blinken”.

Pas këtyre diskutimeve, mes kaosit të bilbilave, “Bastet” morën dritën jeshile me 72 vota pro. Me të njëjtin numër votash, kaloi edhe shtesa për ligjin në festat zyrtare./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *