Subscribe

Këtë të premte është shënuar një numër rekord i zbulimit të rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri.

Nga 420 testime në total gjatë orëve të fundit dolën  90 raste pozitive. Shumica e rasteve të reja janë evidentuar në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Kukës.

Per here te fundit, shifra e 90 pacienteve te zbuluar ne harkun kohor te 24 oreve, ishte zbuluar ne daten 3 korrik.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet konfirmuam se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë për momentin  janë 1318 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Megjithatë m inistria bëri të ditur ndërkohë se situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Tek Infektivi janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. I drejtohemi me një lutje të gjithë qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, respektoni distancimin fizik, higjienën personale.Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.Izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes dhe telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)

Testime totale                   31513

Raste pozitive                    3278

Raste të shëruara            1875

Raste Aktive                       1318

Humbje jete                      85 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   529

Durrës                  229

Shkodër                               169

Vlorë                     120

Lezhë                    65

Fier                                        41

Kukës                    40

Elbasan                                 34

Korçë                    32

Berat                     24

Dibër                     18

Gjirokastër         17

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *