E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Reja, si skenë e artit

Në një vit qëndrimi në Tiranë, instalacioni i Su Fujimotos, Reja është kthyer në një atraksion për turistët, vendasit kuriozë, por edhe artin bashkëkohor.

 

Numërohen jo pak evente të organizuar brenda këtij viti, duke e shndërruar Renë në një vepër arti që përcjell art. Që javët e para, u përdor për lexime skenike, për mbrëmje poetike apo bashkëbisedime me artistë, derisa u zbulua që muzika, por edhe teatri mund të përshtateshin  në të.

 

Reklamë

Ky oaz tanimë i kthyer në një skenë bashkëkohore është zgjedhje edhe për Gjergj Prevazin, koreografin dhe pedagogun e dansit bashkëkohor.

 

Sot në mbrëmje, Reja ju fton në një tjetër “Refleksion”. Ky është edhe titulli i shfaqjes që Prevazi na ofron nën interpretimin e Akreoma Saliut e Fjorald Docit.

 

“Refleksion” na kthen pas në fëmijëri sot në ora 20.00, ndërsa më herët Reja do të presë artistin gjerman Johannes Deimling në një performancë publike ku ngjyrat i japin jetë telajos.

 

Më shumë video

Reklamë