E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Reja publikon listën me surpriza, spikat talenti i Veronës

Edy Reja ka publikuar listën e parë të lojtarëve me të cilët ai do të debutojë në krye të kombëtares në qershor.

Për momentin ai ka thirrur 29 lojtarë për dy takimet kundër Islandës dhe Moldavisë më 8 dhe 11 qershor për Euro 2020, por 5 prej tyre do të mbeten jashtë në ditët në vijim kur të përpilohet lista e plotë.

Lojtarët e Partizanit Trashi dhe Telushi kanë mbetur jashtë preferencës së teknikut Italian, ashtu sikurse edhe Kristal Abazaj I Osijekut.

Në listë bie në sy për prezencën e parë Marash Kumbulla qëndërmbrojtësi I Veronës vetëm 19 vjec ndërsa spikat edhe prezenca e dy lojtarëve që vijnë nga U 21, portiere Selmani dhe Kristi Qose.

Reklamë

Pjesa tjetër e të grumbulluarve janë emra që kanë qënë edhe në epokën e Panuccit ose janë rikthyer sic është rasti I Lenjanit dhe Cikalleshit.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë