E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Reja nxjerr listën për Anglinë dhe Andorën. sulmuesi Manaj lihet jashtë

Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare publikoi listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të vlefshme për kampionatin Botëror “Katar 2022” kunder Anglise dhe Andores.

 

Ne liste bi ne sy mungesa e Rei Manaj, qe ne kete rast lidhet me nje zgjedhje krejtesisht teknike te trajnerit italian, ndoshta edhe per shkak te minutave te pakta ne kampionatin italian me Spezian.

 

Reklamë

Mungesa me e madhe për shkak dëmtimi këtë herë mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në ndeshjen që Kombëtarja zhvilloi ndaj Hungarisë në Budapest.

 

Ne raport me duelet e fundit ne muajin tetor rikthehet në Kombëtare  Albi Doka e po ashtu edhe mesfushori Qazim Laçi i cili kunder Hungarise dhe Polonise ishte i demtuar.

 

 

Ekipi do të nisë grumbullimin nga dita e hënë në Durrës ku do të nisin përgatitjet për dy ndeshjet e radhës ndaj Anglise ne transferte dhe me Andoren ne Tirane, te cilat jane edhe te fundit për këtë fushatë eliminatoresh.

 

Shqipëria renditet aktualisht e treta në Grupin I me 15 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa më 12 nëntor do të sfidojë Anglinë në transfertë. Më 15 nëntor në “Air Albania” kuqezinjtë do të Andorrën.

 

Më poshtë edhe lista e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit:

 

Më shumë video

Reklamë