Subscribe

“Reja”, një nga veprat më të njohura të instalacionit, e artistit japonez, Sou Fujimoto, po vendoset përpara Galerisë së Arteve në Tiranë, hapësirë e cila brenda pak muajsh do të shndërrohet në një ambient kulturor. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se ardhja e kësaj vepre hap një sezon të mbushur me aktivitete dhe art.
“Më vjen mirë që në një ditë me re, instalacioni që prezantojmë sot quhet “Reja” dhe në fakt është një metaforë edhe e motit, por mbi të gjitha është një kryevepër botërore, e cila transferohet në Tiranë e huazuar nga Galeria “Serpentine” në Londër”, u shpreh Veliaj. Instalacioni që do të mirëpritet në Tiranë, është vendosur në Londër në vitin 2013 dhe është vizituar nga miliona banorë të Anglisë dhe Europës”.
“Reja” ka një sipërfaqe rreth 541 metra katrorë dhe lartësia maksimale e saj shkon deri në 7 metra. Vepra parashikohet të jetë gati në fillim të pranverës e do te shërbejë edhe si një hapësirë për artistët dhe organizatoret e aktivitetet kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *