Subscribe

Shqipëria do të zbresë sot në fushë përballë Bjellorusisë në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve .

 

Në prag të sfidës tekniku Reja u shfaq optimist  dhe tha se ka besim tek lojtarët.

 

 

EDI REJA

TRAJNER I KOMBETARES SHQIPTARE

 

“Objektivi është të jemi në vend të parë, por duhet parë gjendja fizike e lojtarëve pasi bjellorusët kanë nisur prej disa kohësh. I kam parë gjatë kësaj jave dhe janë mirë e shpresoj që të jenë edhe në fushë

 

Tekniku italian nuk la pa përmendur dhe emra konkretë, por sa i përket formacionin titullar nuk preferoi të fliste

 

 

Nuk do të bëjë eksperimente, do të luajnë lojtarët që kanë luajtur zakonisht dhe kam besim te garda e vjetër Është e vështirë të zëvendësosh pasi Memushaj ka fantazi dhe cilësi, por do të provojmë me Laçin dhe Abrashin në këtë rol edhe pse kanë role të ndryshe”

 

Kapiteni Elseid Hysaj është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por siç mbrojtësi thotë skuadra do të futet në fushë vetëm për tre pikë.

 

ELSEID HYSAJ

KAPITENI I KOMBETARES

 

“ Mendoj se në skuadër kemi të rinj të talentuar dhe mendoj se mund të ecim shumë me ta. Për ne është e rëndësishme që këtë rrugëtim në Kupën e Kombeve ta nisim mirë që në ndeshjen e parë. Duhet ta fillojmë mirë. Jemi gati për të luftuar për 3 pikë”

 

 

Shqipëria do të përballet sot  me Bjellorusinë në transfertë, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndërsa  3 ditë me pas do të presi Lituaninë në Tiranë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *