Subscribe

Qeveria gjermane sulmon ashpër opozitën per qëndrimin e saj ndaj reformës ne drejtësi. Drejtori per Evropën Juglindore ne Ministrinë e Jashtme, Ernst Reichel, nga selia e Ambasadës Gjermane ne Tirane ka folur me tone kritike ndaj Partisë Demokratike. Sipas zyrtarit te larte te Berlinit, opozita po gjen çdo justifikim për te zvarritur dhe refuzuar reformën ne drejtësi.

Sa here qe opozita ve një kusht dhe ai përmbushet, shpikin nje tjetër kusht ne mënyrë qe te vazhdojnë te refuzojnë reformën. Pyetja qe ne ngremë është? Mos ndoshta opozita po përdor çdo mënyrë dhe justifikim sepse për nje arsye apo tjetër, nuk e do reformën ne drejtësi? Per Komunitetin Ndërkombëtar vlen te themi: Ne e duam këtë reforme sepse eshte ne interes te popullit shqiptar. Duam nje reforme qe te jete e mire dhe jo një reforme qe t’i lere gjerat siç janë. Shqipëria është ne fazën vendimtare.

Përfaqësuesi i larte i qeverise gjermane i beri apel partive politike te marrin çdo përgjegjësi dhe te tregojnë vendosmëri për miratimin e reformës ne drejtësi. Sipas Reichel, ky proces vendimtar per Shqipërinë, po ndiqet me interes nga Shtete e Bashkuara, Brukseli dhe Berlini. Drejtori per Evropën Juglindore theksoi se reforma, nuk gjen konsensus politik, ajo te miratohet me shumice te cilësuar

Ne lidhje me nevojën per te siguruar 2/3 e votave për te miratuar reformën ne drejtësi, do te preferonim konsensusin politik. Por ne qofte se ky konsensus, nuk arrihet, do te jemi per miratimin e saj me shumice votash. Kjo reforme per SHBA dhe Brukselin luan nje rol kyç. Për qytetaret e Shqipërisë, kjo eshte shume e rëndësishme dhe pas nje pyetësori, 91% e tyre janë shprehur pro saj.

I pyetur per çështjen e vetingut, zyrtari i larte gjerman, theksoi këtë qëndrim:

Nëse pjesëmarrja e nderkombëtareve, do te sanksionohet ne Kushtetute, nuk mund ta vere njeri ne dyshim se ka shkelje te Kushtetues.

Perfaqesues i larte i qeverise gjermane, përsëriti se miratimi i reformës ne drejtësi, luan rol te rëndësishëm per integrimin e Shqipërisë ne BE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *